dcsimg

Gjeraqina ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages
 src=
Accipiter gentilis

Gjatësia (Accipiter gentilis) 49-64 me krahët e hapur: 93-127 cm.

Përshkrimi

Shpend mishngrënës që nuk shtegton,grabitqar i fuqishem me krahe te gjerë dhe bisht të gjatë. Femrat janë më të mëdha se meshkujt. Meshkujt e rritur kanë përmasa të krahasueshme me femrat e Gjeraqinës së Euroazisë (Accipiter nisus). Në krahasim me këtë specie të ngjashme, gjeraqina e veriut ka formë të rrumbullakosur dhe bazë më të gjerë të bishtit. Të rriturit në pjesën e sipërme të syrit kanë ngjyrë gri në të kaltër (meshkujt) dhe gri të errët (femrat), kurse pjesa e poshtme është ngjyrë e bardhë e vijëzuar me gri. Të vegjlit në pjesën e sipërme të trupit janë ngjyrë kafe, dhe ngjyrë të bardhë me shumë vijëzime në pjesën e poshtme. Zakonisht fluturojnë në lartësinë e majave të pemëve me lëvizje të pakta të krahëve.

Përhapja dhe habitati

Gjatë dimrit hasen në zonën bregdetare dhe në verë takohen në drurët halorë të zonave malore ku ato ndërtojnë foletë e tyre.

Riprodhimi

Ndërtojnë fole masive në pemë, në lartësi rreth 10-20m të cilën e përdorin për disa vjet me radhë. Pjellin 3-4 vezë. Ngrohja e tyre zgjat 35-38 ditë dhe të vegjlit arrijnë të fluturojnë pas 35-42 ditësh.

Ushqimi

Shpend dhe gjitarë me përmasat e lepurit ose të fazanit.

Zëri

Jashtë kohës së ngrohjes së vezëve janë të heshtur. Thirrjet dëgjohen kryesisht në agim dhe janë shumë të ngjashme me ato të gjeraqinës së shkurtës (Eurasian sparrowhawk), por më të forta, me ritëm më të ulët dhe me një kukurisje më të avashtë “kja-kja-kja”.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Gjeraqina: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages
 src= Accipiter gentilis

Gjatësia (Accipiter gentilis) 49-64 me krahët e hapur: 93-127 cm.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia