dcsimg
Imagem de Cydonia
Life » » Archaeplastida » » Angiosperms » » Rosaceae »

Marmeleiro

Cydonia oblonga Mill.

Ftoi ( Albanês )

fornecido por wikipedia emerging languages
Ftoi Quince flowers.jpg
Lulet e ftoit Klasifikimi shkencor mbretëria: Bimë ndarja: Magnoliophyta klasa: Magnoliopsida rendi: Rosales familja: Rosaceae nënfamilja: Maloideae gjinia: Cydonia lloji: Cydonia oblonga Emërtimi shkencor:Cydonia oblonga
Cydonia oblonga - Köhler–s Medizinal-Pflanzen-049.jpg

Ftoi ( ftua-trajta e pashquar, ftonj ose ftoj- shumës. - Cydonia oblonga - latinisht) është një lloj peme Cydonia nga nënfamilja Maloideae i familjes Rosaceae. Emri latin rrjedh nga qyteti i dikurshëm Kydonia, sot Chania në ishullin e Kretës.

Ftoi është anëtar i vetëm i gjinisë Cydonia. Ai është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë dhe 4-6 m e gjerë, dhe ka një frut me ngjyrë të verdhë, kur është i pjekur, 7-12 cm të gjatë dhe 6-9 cm të gjerë.

Fruti i papjekur është i gjelbër me push të bardhë, shumica të cilit hiqet kur fruti piqet në vjeshtën e vonë, dhe ndryshon ngjyrën në të verdhë. Gjethet janë 6-11 cm të gjata, me push të bardhë. Lulet çelin në pranverë pas gjetheve dhe janë të bardha ose rozë, 5 cm të gjera, me pesë petale.

 src=
Fruti i Ftoit

Përbërja kimike

Farat janë të zeza përmbajnë pak glikozide dhe vajra. Fryti përmban shumë vitaminë C, kalium, natrium, zink, hekur, bakër, mangan, fluor, tanin, acide organike, pektin etj.

Përdorimi

portugalisht emri i ftoit është marmelo nga ky emër ka prejardhjen fjala marmelatë, sepse në fillim ajo bëhej nga ftoi. Ftoi përdoret për prodhimin e xhemit (reçelit), pijeve aromatike dhe për kompot. Ftoi ka ndikim qetësues në sistemin e tretjes. Çaji nga farat e ftoit përdoret si qetësues, kundër pagjumësisë dhe kundër erës së keqe nga goja. Lëvozhga e ftoit përdoret si mjet kundër kapsllëkut.

Vetite kuruese

Për qëllime mjekësore përdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kanë shije të lehtë të bajameve të hidhura dhe janë pa erë. Ftoi përdoret i freskët ose në formë reçeli, prevedeje, marmelate, si dhe për t’i dhënë shije, aromë dhe qëndrueshmëri marmelatës së mollës, të dardhës dhe të frutave të tjera. Ftoi është i ushqyeshëm; ai përmban vitamina A dhe C, sheqerna, pektinë, acide, kripëra minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit janë të pasura me lëndë aromatike, të cilat ia shtojnë vlerën. Ftonjtë kanë veti rrudhëse dhe janë përdorur qysh në lashtësi për këtë qëllim. Përdoren kundër diarresë (jashtëqitjes), dizenterisë (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorrëve që shkakton dhimbje e heqje të shpeshta barku, nganjëherë edhe me gjak) dhe të vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur përdorim si tonifikues i organeve gjinore femërore dhe forcon gjinjtë. Ai është një qetësues i mirë dhe përdoret edhe në rastet e pagjumësisë dhe kollës. Përdorim të mirë kanë gjetur për forcimin e organizmit të pleqëve, si dhe të atyre që janë dobësuar pas kalimit të ndonjë sëmundje. Valesa e gjetheve të ftoit përdoret për të larë sytë kur vuani nga sëmundje të syve.

licença
cc-by-sa-3.0
direitos autorais
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia
original
visite a fonte
site do parceiro
wikipedia emerging languages

Ftoi: Brief Summary ( Albanês )

fornecido por wikipedia emerging languages
Cydonia oblonga - Köhler–s Medizinal-Pflanzen-049.jpg

Ftoi ( ftua-trajta e pashquar, ftonj ose ftoj- shumës. - Cydonia oblonga - latinisht) është një lloj peme Cydonia nga nënfamilja Maloideae i familjes Rosaceae. Emri latin rrjedh nga qyteti i dikurshëm Kydonia, sot Chania në ishullin e Kretës.

Ftoi është anëtar i vetëm i gjinisë Cydonia. Ai është një pemë e vogël, gjetherënëse, rreth 5-8 m e lartë dhe 4-6 m e gjerë, dhe ka një frut me ngjyrë të verdhë, kur është i pjekur, 7-12 cm të gjatë dhe 6-9 cm të gjerë.

Fruti i papjekur është i gjelbër me push të bardhë, shumica të cilit hiqet kur fruti piqet në vjeshtën e vonë, dhe ndryshon ngjyrën në të verdhë. Gjethet janë 6-11 cm të gjata, me push të bardhë. Lulet çelin në pranverë pas gjetheve dhe janë të bardha ose rozë, 5 cm të gjera, me pesë petale.

 src= Fruti i Ftoit
licença
cc-by-sa-3.0
direitos autorais
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia
original
visite a fonte
site do parceiro
wikipedia emerging languages