dcsimg

Cetacetë ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Cetacetë (Cetacea, nga latinishtja cetur "balenë" dhe greqishtja ketos "peshk i madh"[1]) janë një degë gjërësisht e përhapur e e gjitarëve të detit, mishngrënës dhe me pendë. Pjesë e rendit të cetaceve, Cetacea, janë nënrendet: Odontoceti (balenat me dhëmbë, ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët), Mysticeti (balenat me mustaqe) dhe Archaeoceti (paraardhësit e balenave të sotme, sot të zhdukur). Ka rreth 89 lloje të cetaceve, ku 70 i takojnë nënrendit Odontoceti. Edhe pse hisorikisht është menduar se cetacetë kanë prejardhje nga Mesonychid-ët, provat molekulare tregojnë se janë kushërinjë të dythundrakëve (Artiodactyla). Kohët e fundit, cetacetë grupohen në rendin Cetartiodactyla (kombinim i Cetacea + Artiodactyla), dhe më të afërmit e tyre të gjallë janë kuajt e Nilit dhe thundrakët e tjerë (devetë, derrat dhe dhentë), me të cilët u ndanë rreth 50 milionë vjet më parë.

Taksonomia

2rightarrow (Nuvola colors).svg Për më shumë informacione shikoni artikullin Lista e llojeve të cetaceve

Balenat me mustaqe (Mysticeti) e kanë marrë emrin nga disa pllaka të gjata me fletëza të brirta, që quhen mustaqe balene, që kanë fomë theku dhe përdoren për të dëbuar ujin gjatë ushqyerjes me planktone dhe krille. Balenat me dhëmbë (Odontoceti), ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët, kanë dhëmbë në formë koni e lopate dhe mund ta perceptojnë mjedisin me anë të bisonarit.

Infrarendi përbëhet nga familjet: Balaenidae (balenat e duhura), Balaenoptera (balenat me hulli), Eschrichtiidae (balenat e hirta), Delphinidae (delfinët oqeanikë), Monodontidae (balenat e bardha), Phocoenidae (marsuinët), Physeteridae (kashalotët), Kogiidae (kashalotët e vegjël), Platanistidae (delfinët e lumit e Botës së Vjetër), Iniidae (delfinët e lumit e Botës së Re), Pontoporiidae (delfinët e La Platës) and Ziphidae (balenat me sqep).


Cetacetë





Balenat me dhëmbë


Delphinoidea

Balenat e bardha (Monodontidae) Delphinapterus leucas NOAA.jpg



marsuinët (Phocoenidae)




Delfinët oqeanikë (Delphinidae) Orcinus orca NOAA 2.jpg





Iniidae



Pontoporiidae Pontoporia blainvillei.jpg





Balenat me sqep (Ziphiidae) Ziphius cavirostris NOAA.jpg




Delfinët e lumit (Platanistidae) Lipotes vexillifer.png





Kashalotët e vegjël (Kogiidae)



Kashalotët (Physeteridae) Physeter macrocephalus NOAA.jpg




Balenat me mustaqe



Balenat me hulli (Balaenopteridae) Megaptera novaeangliae NOAA.jpg



Balenat e hirta (Eschrichtiidae) Eschrichtius robustus NOAA.jpg




Neobalaeninae




Balenat e duhura (Balaenidae) Balaena mysticetus NOAA.jpg




Janjucetus





BasilosaurusBasilosaurus cropped.png




Dorudon




Rodhocetus




Remingtonocetidae




AmbulocetidaeAmbulocetus BW.jpg




Pakicetidae




Raoellidae



Shiko dhe

Referimet

  1. ^ M. Ranneft, D.; Eaker, H.; W. Davis, R. (2001). "A guide to the pronunciation and meaning of cetacean taxonomic names" (PDF). Aquatic Mammals. 27 (2): 185.
license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia

Cetacetë: Brief Summary ( Albanian )

provided by wikipedia emerging languages

Cetacetë (Cetacea, nga latinishtja cetur "balenë" dhe greqishtja ketos "peshk i madh") janë një degë gjërësisht e përhapur e e gjitarëve të detit, mishngrënës dhe me pendë. Pjesë e rendit të cetaceve, Cetacea, janë nënrendet: Odontoceti (balenat me dhëmbë, ku përfshihen edhe delfinët dhe marsuinët), Mysticeti (balenat me mustaqe) dhe Archaeoceti (paraardhësit e balenave të sotme, sot të zhdukur). Ka rreth 89 lloje të cetaceve, ku 70 i takojnë nënrendit Odontoceti. Edhe pse hisorikisht është menduar se cetacetë kanë prejardhje nga Mesonychid-ët, provat molekulare tregojnë se janë kushërinjë të dythundrakëve (Artiodactyla). Kohët e fundit, cetacetë grupohen në rendin Cetartiodactyla (kombinim i Cetacea + Artiodactyla), dhe më të afërmit e tyre të gjallë janë kuajt e Nilit dhe thundrakët e tjerë (devetë, derrat dhe dhentë), me të cilët u ndanë rreth 50 milionë vjet më parë.

license
cc-by-sa-3.0
copyright
Autorët dhe redaktorët e Wikipedia